KreuCelebrity

Pajtimi ende larg? Rita i shkruan në rrjetet sociale, Dua nuk kthen përgjigje!

Zhdukja e kufirit ndarës mes Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur reagime të mëdha mes artistëve shqiptarë të cilët i janë bashkuar një peticioni kundër kompanise “Apple”. Nismën e mori Dua Lipa dhe e ndoqën shpejt edhe të tjerë. Rita Ora gjithashtu nxorri një postim në rrjetet sociale ku thoshte se është krenare për vajzat e forta dhe të talentuara që prezantojnë trashëgiminë e vendit. Për këtë i bëri tag disa artisteve si Bebe Rexha, Era Istrefi, Dafina Zeqiri,  Ava Max, ajo nuk ka harruar as Dua Lipën, pavarësisht mërive mes tyre.

“Do doja të shihja @apple të ndërgjegjësohej duke vendosur Kosovën në hartë. Shqipëria dhe Kosova kanë kaq shumë talente dhe une jam krenare për të gjitha vajzat e forta dhe të talentuara që prezantojnë trashëgiminë tonë. Duke shpërndarë dashuri, paqe, bashkim sot me @beberexha, @dualipa, @eraistrefi, @dafina.zeqiri, @avamax dhe shumë të tjerë.”ka shkruar Rita.

Por Dua, ndërsa kuptohet se e ka parë mesazhin, ka zgjedhur të mos i bëjë “like”, duke treguar kështu se gjërat nuk janë qetësuar ende mes s tyre, të paktën nga ana e saj! Është folur prej kohësh se marrëdhëniet mes dy këngëtareve nuk janë të mira dhe nuk jane parë asnjëherë bashkë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF