KreuFashion

Sandalet me lidhëse të trasha; një ‘must’ për këtë verë!

A nuk e keni vënë re dhe ju që çdo bloger mode është dashurar pas sugjerimit të Chanel për sandalet me rripa apo lidhëse të trasha?! Në fund të fundit nëse nuk është Chanel, brandi që do të vendoste trendin e një sezoni, atëherë kush do të ishte tjetër, ndaj trendin e sandaleve me rripa, duket se pa zë e me shumë dëshirë e përqafoi çdo bloger, influencues apo person i dashuruar pas modës.

Sigurisht jemi të ndërgjegjshëm që jo çdo portofol mund të përballojë çmimet e shtëpisë luksoze të modës, por fatmirësisht markat e lira dhe popullore kanë ndjekur trendin e Chanel duke bërë kështu që sandalet e kësaj vere të kenë një kryefjalë; lidhëse të trasha…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF