KreuCelebrity

Fenomeni Fiona Rushiti dhuron spektakël akrobacie në ajër!

Akrobacia sot ndoshta nuk është në vëmendjen maksimale të njerëzve, por ama ajo gjithëherët impresionon! Fiona Rushiti, ndryshe nga bashkëmoshataret e saj jeton çdo ditë me pasionin e madh për akrobacinë. Sportistja është gjithmonë në kërkim të aventurës dhe gjetjes së mënyrave ndonjëherë edhe ekstreme për ta çuar këtë sport në një tjetër dimension.

Pas performancës së pak muajve më parë, ku Fiona  u hodh nga shkëmbi, në Brar të Tiranës duke bërë sparkatën dhe të tjera ushtrime trupore në ajër, në një lartësi tejet të konsiderueshme që ishte një shfaqje mahnitëse, kësaj here akrobatja vjen me një tjetër ‘çmenduri’.

E ndodhur në ajër, në një balonë Fiona ka realizuar një numër sa të guximshëm, aq edhe magjik pasi e lidhur vetëm një litar, ajo ka krijuar forma akrobacie, duke dhuruar spektakël në ajër. Fare natyrshëm, elastike, dhe shpërthyese lehtësia me të cilën artistja e sportit i realizon këto ushtrime thjesh mahnit këdo që i sheh.

Por, nuk mbaron me kaq, sepse së shpejti guximi, talenti dhe sqima e Fionës do të shkojnë deri aty sa të realizojë rënie të lirë  nga balona duke bërë akrobaci në ajër, ushtrime të cilat e reja premton se do t’i realizojë së shpejti.

Teksa sheh performancën e Fionës, të vjen keq për fokusin e munguar që ka sot akrobacia, e po aq keq, kur Fiona dhe shoqet e saj stërviten në mënyrë autodiktakte dhe janë jashtë Cirkut!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF