KreuCelebrity

Historia tronditëse e 4 vjecares italiane, katër muaj me Covid- nuk i ikën sëmundja!

Historia tronditëse e 4 vjecares italiane, katër muaj me Covid- nuk i

“ Zgjohet natën me të bërtitura, e tmerruar nga përbindësha dhe mjekë të këqinj”; më këto fjalë një nënë italianë përshkruan makthin e të bijës 4 vjecare, prej katër muajsh të sëmurë me Covid. Sëmundja nuk po e lëshon vogëlushen, dhe kjo ka nisur të ketë një ndikim shumë të madh psikologjik mbi vajzën vetë, por edhe të afërmit e saj.

E ëma thotë se duhen dy teste negative për ta cliruar ligjërisht të bijën nga karantina; por ajo vazhduar të dalë pozitive, edhe pse shenja nuk ka më. 4 vjecarja nuk ka infektuar asnjeri që ka pasur kontakt me të.

Në fakt, nga sa tregon nëna e saj në muajin mars disa anëtarë të familjes kishin nisur të shfaqnin simptoma, por nuk patën ndonjë problem që t`i shtynte të merrnin rrugën e spitalit. Në fundin e atij muaji vajza kishte bërë temperaturë, megjithate mjekët e kishin përcjellë në shtëpi me idenë që nuk kishte probleme në mushkëri.

Në maj pastaj i ishin shfaqur disa njolla në duar, dhe aty insistoi që t`i bëhej testi i cili tregoi sëmundjen. Edhe pas kaq kohesh, askush nga mjeket thote ajo, nuk e shpall te sheruar, pra eshte serish pozitive, por nuk e transmeton virusin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF