KreuCelebrity

Kanye West i habiti të gjithë, cfarë s`tha në Twitter për Kim dhe vjehrrën!!

Kim Kardashian “qenka tërbuar” sipas disa burimeve pranë saj për pohimet e Kanye West në mitingun elektoral ku se kishin dashur ta abortonin vajzën e tyre, North. Por ai bëri dhe disa komente të tjera më pas në Twitter, të cilat e kanë shtyrë yllin e reality show-t dhe familjen e saj se i shoqi këtë radhë, e kaloi shumë masën! “ Kim është përpjekur shumë ta ndihmojë, por tani ajo ndjen se ai e ekzagjeroi shumë me deklaratat negative për të dhe njerëzit e saj në publik”, thotë Us Weekly.

Kanye shpërtheu në Twiiter duke thënë se “Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital”. Më pas ai iu drejtua vjehrrës me një tjetër mesazh që të linte të kuptoje se pas shpërndarjes së videos së seksit të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj.

Kanye shkruante se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”. Edhe shfaqjen e Kima në 2007 në kopertinën e Playboy, ai e konsideron vepër të Kris Jenner. Më pas duket është penduar për ato që shkroi, sepse I fshiu të gjitha.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF