KreuArt

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar!

 

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm aktori i mirënjohur fierak Fuat Bocci. Aktori u shua në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit në moshën 89 vjeçare.

Mbi 600 role dhe rreth 160 premiera, aktori ka marrë pjesë edhe në shumë pjesë për fëmijë. Boçi do të kujtohet gjithmonë për rolet ikonike në “Doni më për Belulin”, “Pas Vdekjes” së Çajupit, “Shi në plazh”, “Një budalla e gjysmë” etj.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektricist, kino-mekanik, ai u bë edhe artist. Teksa nga një artist amator, më pas ai arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai ka luajtur shumë role, shumë karaktere, shumë skena në mbarë vendin, por ka spikatur me rolet e: Lipe Shtogu, Belul Gjeraqina dhe Llazi. Për rolet e spikatura dhe punën e tij të palodhshme Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF