Më e thjeshtë se ç’duket; ja 3 mënyra të thjeshta për të evituar koronavirus!

 

Me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus dhe numrit të shtrimeve në spital, mjkeët e specialistët bëjnë herë pas here thirrje për kujdes personal. Tre masat fare të thjeshta që duhen ndjekur për të parandaluar virusin, shpesh nuk merren seriozisht duke krjijuar mosbesim tek njerëzit se si tre veprime kaq të thjeshta mund të ndihmojnë në uljen drastike të infektimeve.

Një studim i publikuar në ‘PloS Medicine’ sipas disa kërkimeve gjatë javëve të fundit ka vërtetuar se larja e duarve, vendosja e maskës dhe distancimi social (qëndrimi larg prej të paktën 1.5 metër), e kanë reduktuar përhapjen e Covid-19 në mënyrë të ndjeshme.

Sipas po të njëjtit studim nëse 90% e popullsisë do të respektonte këto 3 masa pandemia do të ishte lehtësisht e menaxhueshme dhe nën kontroll të plotë. Nëse të gjithë ne do të vendosnim maska për 4, 6, 8 apo 12 javët në vazhdim kudo në botë, transmetimi i virusit do të ndalonte.

Pra mbani mend: 1. Lani Duart

  1. Vendosni Maskën
  2. Qëndroni të paktën 1.5 metër larg njëri tjetrit

 

easy dinner ideas
Previous Article