KreuCelebrity

Dasëm VIP dhe restorant luksoz, planet e mëdha të Arbanës dhe Eduartit!!

Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, dhe tani Arbana Osmani ka nisur të thurë planet që shpreson t`I vërë në jetë pasi djali të lindë. Ato përfshijnë një ceremony dasme me të ftuar VIP dhe ëndrrën që së fundi ka marrë formë vërtet, një restorant luksoz. Partneri i saj, Eduart Grishaj, i ftuar në programin “Pushime on Top”, ka rrëfyer detaje nga jeta e tyre.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet te gjërat e bukura”, tha ai. Eduarti përmendi dhe ndjesitë që përjetoi kur mori vesh se do të bëhej baba.

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas, me kalimin e kohës, kthehet çdo gjë në normalitet dhe pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse s’i more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha.

A ka qenë periudhë sfiduese kjo për mua? Jo, ka qenë periudhë shumë e mirë. Unë vazhdoj dhe ha gjëra të mira të gatuara nga Arbana. Sepse unë vetëm i shijoj gatimet dhe maksimumi shkoj deri në market për të marrë produktet. Kaq bëj unë,” tha regjisori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF