KreuStil Jetese

Jeta në Foto… …Elvira Diamanti!

Karriera e saj nisi si një aventurë fëminore në sheshxhirim, teksa shoqëronte motrën e saj, operatoren e parë shqiptare, Diana Diamanti. Asokohe as që do ta mendonte se të ishte pikërisht para kamerës në rolin e një aktoreje por ndodhi që vetëm pak vite më vonë u zgjodh krejt rastësisht për të qenë pjesë e një filmi, e që nga ai çast udhëtimi i saj në botën e kinemasë shqiptare do të ishte i pandalshëm. Aktorja Elvira Diamanti, ka sjellë përmes roleve të saj herë portretin e vajzës lozonjare si “Të shoh në sy”, por edhe atë stoike dhe naive në filma si “Dasma e shtyre” apo “Radiostacioni”. Edhe pse kishte pasur disa role derisa të shfaqej në rolin e Marigosë në filmin “Përrallë nga e Kaluara”, figura e saj do të kthehej një ndër më të dashurat për publikun, po aq ajo u bë e pëlqyer edhe me portretet e saj në teatër, ku një prej tyre është “Shi në plazh”, një komedi e cila dhuroi kaq shumë buzëqeshje për shqiptarët në një periudhë të zymtë, siç ishte ajo diktatoriale.
“Ne dhe Lenini” apo “Dasma e Sakos” janë produksione filmike të cilat konfirmojnë se Diamanti nuk e ka ndalur rrugën e saj në botën e filmit edhe pas viteve 1990, periudhë e cila për shumë artistë ishte edhe pragu i cili i ndau ata nga kinemaja. Filma si “Muri i gjallë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Shoqja nga fshati”, “Në prag të lirisë’, “Të shoh në sy”, “Dasma e shtyrë” apo “Radiostacioni”, kanë qenë disa nga imazhet që kanë gdhendur në memorien e shqiptarëve figurën e aktores Elvira Diamanti, si një diamant një historinë e kinemasë shqiptare.

_________

Botuar ne Revisten BORDO

Qershor-Korrik 2020

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF