Fustanet Boho, për një verë egzotike!

 

Një miks koloresh, fantazish e tendencash; një rapsodi e vërtetë mode që godet syrin që në pamje të parë me gjallërinë që dhuron një fustan Boho.

Krijime të tilla duken si himn kushtuar gëzimit, dritës, humorit të mirë shpirtit të lirë e dëshirës për t’u shprehur. Jo më kot, krijuesit e stilit kanë vendosur që për Pranverë- Verë 2020 fustanet e fundet të stilit bohemian të jenë kryefjalë e ditënatës.

Nga Alberta Ferretti, Dior e Celine e deri tek Saint Laurent, Marc Jacobs e emra të tjerë të alta moda, sugjerimi për këtë sezon është njëzëri; veshje Boho!

easy dinner ideas
Previous Article