KreuCelebrity

“Kur ta kapësh duke të të tradhëtuar”; kolegu i Ledri Vulës bën komentin e pakëndshëm në videon e zbulimit të gjinisë së bebit të Sarës dhe Ledrit!

Dikur ata kanë qenë miq dhe kolegë dhe kanë patur disa bashkëpunime, por për arsye që nuk dihen mes Ledri Vulës dhe Dj. Blunt dhe Real 1 prej kohësh ka nisur një armiqësi që më së shumti shprehet nga ana e Dj të njohur dhe reperit Real 1, duke qenë se Ledri ka zgjedhur të qëndrojë indiferent të paktën publikusht lidhur me prishjen e miqësisë së tyre.

 

 

Jom ka des syt me ti pa ?? @sarahoxha ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Ditën e djeshme reperi i famshëm postoi një video të ëmbël në instagramin e tij, teksa Ledri dhe Sara zbuluan gjininë e bebit.

Ndryshe nga komentet me urime të ndjekësve, miqve e kolegëve të çifit, Dj. Blunt dhe mikut të tij Real1  zgjodhën të bëjnë një koment aspak të përshtatshëm rreth ngjarje së bukur që po ndodh në jetën e Ledrit dhe partneres së tij Sarës.

“Eh moj Sara Hoxha, mbas 5 vitesh, kur ta kapësh duke të të tradhtuar, ke për ta kërkuar këtë moment, me e pas thikën në dorë e me ja ngul tejpërtej, por do të jetë vonë.”; kanë shkruar në Tëitterin e tyre ‘Blunt&Real’.

Nuk e dimë nëse do të ketë një përgjigje kësaj here nga reperi Vula, apo do të preferojë të qëndrojë indiferent dhe do të vijojë të shijojë romancën dhe pritjen e ëmbël të bebushes që pritet të vijë në jetë këtë fundvit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF