KreuCelebrity

Në javët e fundit të shtatzënisë, Gigi Hadid tregon ambientet e apartamentit luksoz!

 

Pjesën më të madhe të pritjes së ëmbël, edhe për shkak të pandemisë Gigi Hadid e ka kaluar në periferi në fermën e nënës së saj në Pensilvani.

Por këtë fundjavë modelja është kthyer në apartamentin e saj në New York, të cilin e kishte lënë muajt e fundit pasi Hadid kishte vendosur të ndryshonte arredimin para se bebi të vijë në jetë.

25 vjeçarja ka zbuluar se arredimi i apartamentit i ka marrë pothuajse një vit kohë dhe se është e lumtur që më në fund ambienti ku ajo, i dashuri Zayn Malik dhe bebushi do të jetojnë të tre së bashku.

Mami në pritje bëri një tur virtual në instagramin e saj, për të ndarë me ndjekësit e saj pamje nga ambientet e brendshme të apartamentit të saj në Manhatan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF