Çfarë është sfida e re në Instagram që po e provojnë të gjithë VIP-at?!

Me siguri edhe ju e keni vënë re që prej disa ditësh, ‘feed’ i isntagramit tuaj është mbushur me foto bardhë e zi të personazheve të njohur (ose jo).

Gra të njohura e të panjohura postojnë foto bardhë e zi, me mbushkrimet #Challengeaçepted dhe #womensupportingwomen dhe tagin gra të tjera duke i ftuar në sfidë, një mënyrë kjo si shenjë solidarizimi mes grave.

Në fillim kjo sfidë instagrami nisi në vitin 2016 si fushatë solidarizuese ndaj kancerit të gjirit, ndërsa së fundmi sfida është gjeneralizuar me qëllimin promovimin e mbështetjes brenda gjinisë.

Edhe në Shqipëri gra dhe vajza të njohura janë bërë pjesë e kësaj sfide të re në Instagram, duke etiketuar gra të tjera që i frymëzojnë.

easy dinner ideas
Previous Article