KreuCelebrity

U martua këtë të hënë; dalin pamjet nga dasma e ‘Gymysh’!

 

Ditën e djeshme, aktorja turke Songul Oden celebroi dashurinë e saj me biznesmenin Arman Biçakçi nëpërmjet një ceremonie tejet private.

Aktorja që për publikun shqiptar njihet për rolet e saj ‘Gymysh’ dhe ‘Jasemin’ ka preferuar nja ceremoni  me vetëm 20 të ftuar.

Ditën e sotme janë publikuar foto të nuses dhe dhëndrit dhe fansat e dyshes janë shumë të emocionuar për ngjarjen e bukur. Aktorja ka preferuar një ‘look’ të thjeshtë dhe minimalist, ndërsa lumturia i lexohet në gjithë portretin e saj.

Songul po jeton prej kohësh një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk Arman Biçakçi, por dyshja ka dashur që lidhjen e tyre të mos e shfaqin në publik.

Ceremonia e dasmës u mbajt mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e biznesmenit do të ketë të ftuar vetëm miq të ngushtë të çifit, ndërsa sipas mediave turke dyshja do të organizojë një dasmë të madhe pasi të ketë marrë fund pandemia e koronavuirus.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF