Këngëtari i njohur shqiptar infektohet me koronavirus!

 

Këngëtari i njohur nga Kosova, Art Abazi është infektuar me Covid-19. Pasi nuk është ndjerë mirë që nga dita e diel, artisti ka kërkuar ditën e djeshme t’i nënshtrohet tamponit, ku edhe ka rezultuar pozitiv.

Abazi e ka ndarë lajmin e gjendjes së tij shëndetësore nëpërmjet një statusi në instastoryn e tij, ku njofton se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ai po merr mjekim nga shtëpia, pasi rezultoi i infektuar me Coronavirus.

Arti gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të  mos neglizhojnë respektimit e rregullave dhe mbajtjen e maskës.

Deri tani janë me dhjetëra emra të njohur të fushave të ndryshme nga Kosova e Shqipëria që kanë rezultuar pozitv me koronavirus.

 

easy dinner ideas
Previous Article