Temperaturat sot mbi 40 gradë; evitoni daljet në pikun e vapës!

 

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21ºC në 34ºC, në zonat e ulëta nga 26ºC në 41ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 41ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 37ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC.

easy dinner ideas
Previous Article