Me strija dhe kilogramët e pas lindjes; modelja e njohur poston foton si mami e re!

Një muaj më parë modelja e njohur Ashley Graham solli në jetë djalin e saj të parë të cilin e quajti Isaac. Gjatë gjithë shtatzënisë së saj, Ashley i mbajti të përditësuar ndjekësit e saj duke postuar herë pas here foto me barkun që rritej dita-ditës.

Sot, më shumë se një muaj pas lindjes së Isaac, Graham ka postuar një foto të trupit të saj pas lindjes. Me barkun që ende të fryrë dhe strijat e dukshme nga shtatzënia, si gjithmonë modelja e njohur shfaqet krenare me trupin e saj, aq më tepër që kësaj here, arsyeja e ‘problemeve’ në lëkurë apo trup është ajo më kuptimplota; sjellja në jetë e një bebushi.

“Unë, e njëjta; me disa histori të reja”; shkruan nëna e re përbri fotos, ku si çdoherë nuk munguan qindra, mijëra komente komplimentuese se si ajo e pranon dhe dashuron trupin e saj me gjithe imperfeksionet që mund të ketë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article