KreuCelebrity

Michelle Obama: Ja pse u dashurova me Barack! Dhe nuk ka të bëjë aspak me pamjen e jashtme.

 

Siç është bërë me dije më herët, Michelle Obama do të nisë një seri podcast-esh, dhe në puntatën e parë nuk mund të mos ishte i ftuar bashkëshorti ish-presidenti Barack Obama.

Dysha e nisën bisedën duke zbuluar se si dhe çfarë i bëri ata të dashurohen me njëri tjetrin, dhe sipas Michelle ajo çfarë e ka bërë për vete tek Barack, ishte fakti se ai ishte shumë i dhënë pas komunitetit.

“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita. Mund të them se familja, lagjja ime, nocionet e komunitetit ku u rrita, formuan pikëpamjet dhe zgjedhjet që unë bëra në jetë dhe ndjeja se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me ty” ; tha Michelle përballë babait të dy vajzave të saj.

Ndërsa Barack, i cili njihet për batuat e tij, nuk mund ta linte këtë moment pa një ngacmim plot humor:

“Nuk qenka vetëm pamja ime e jashtme. Në rregull, s’ka problem.”; tha ai!

Shtesë nga ne: Përveç empatisë ndaj komunitetit, Michelle mos na thuaj që nuk je dashuruar edhe nga sensi i humorit të ish-presidentit se do zhgënjesheshim shumë! Ok, e dimë nuk do të na lexosh kurrë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF