KreuStil Jetese

Në qiellin e Xhonatan Islamit!

Fluturimin e tij të parë, Xhonatani e ka gdhendur fort në memorje, e teksa rreket të kujtojë çdo moment të atij çasti magjik kur vetëm 14 vjeç bëri shkëputjen nga toka, i vetëm në parashutë, trashëgimtari i familjes Islami ndjeu fort se ky do të qe fillimi i një rrugëtimi të gjatë…


Të kujtohet fluturimi i parë sa vjeç ke qenë dhe çfarë ndjesish të krijoi ai fluturim?
Ka qenë një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës sime. Që prej fëmijërisë ëndërroja të fluturoja dhe pikërisht kur isha 14 vjeç erdhi ai moment. Përpara se të fluturoja për herë të parë, kisha 2 muaj që bëja stërvitje intensive çdo ditë dhe në këto 2 muaj gjëja që prisja me padurim ishte fluturimi i parë. Gjatë gjithë kësaj kohe më ka shoqëruar gjithmonë emocioni nëse do të isha komod me fluturimin vetëm dhe nëse do të kisha prirje për këtë gjë. Momenti kur nisa të vrapoj për fluturimin e parë nuk do të shkëputet kurrë nga memorja ime, si një nga ëndrrat e bëra realitet dhe si fillimi i një rrugëtimi të pafund.

Sa ka ndikuar babai Alket Islami që të injektohej tek ti ky pasion-profesion?
Mbaj mend se qysh kur isha fëmijë, babi na merrte mua dhe vëllain nëpër udhëtimet dhe fluturimet që ai bënte. Ne e shikonim dhe e ndiqnim pothuajse në çdo aktivitet. Që atëherë mua filloi të më rritej një dashuri e madhe për këtë sport, dhe përveç dashurisë, ëndrra që një ditë do të mund të fluturoja vetë. Babi asnjëherë nuk na e ka imponuar, por kur unë e shpreha si dëshirë vetë në moshën 10 vjeçare, ai vendosi që mosha më e mirë, për të filluar të ishte 14 vjeç dhe që nga ai moment mezi e prita të arrija atë moshë.

Do mërzitej Alketi nëse ti nuk ishe i interesuar rreth sporteve të ajrit?
Sigurisht që do të merzitej! Mendoj që edhe unë nëse do isha në vendin e tij do të mërzitesha. Por është diçka që unë nuk e imagjinoj dot të ndodhi. Kushdo që fluturon vetë e kupton që është një pasion që nëse të futet në gjak, nuk të del më kurrë. Aq më tepër që çdo gjë në jetën time tanimë është lidhur me këtë sport. Një nga gjërat që më ka pëlqyer gjithmonë tek babi është të jetuarit me pasionin, dhe deri tani këtë rrugë po ndjek dhe unë.

Personalisht ke patur ndonjë incident, apo mund të ndash me ne ndonjë rast kur me të vërtetë je trembur?
Në këtë sport situatat emocionuese apo me rrezik brenda janë të pandashme. Kur fluturon vetëm je gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja dhe rrjedhimisht disi të rrezikshme. Ndërsa në fluturimet turistike me pasagjerë, siguria është maksimale. Shpesh teksa fluturojmë vetëm tentojmë të provojmë manovra të reja apo të bëjmë distanca sa më të mëdha, kjo sjell që shpesh të improvizojmë ulje të detyruara nëpër vende jo të përshtatshme. Por mund të them që rreziku është ai që e bën më të bukur këtë sport.

Fluturimi më i guximshëm, cili ka qenë për ty?
Uff, ka shumë. Shpesh kemi fluturuar edhe natën, disa herë më është dashur të dal në fluturim në kushte shumë tërrezikshme dhe të papërshtatshme. Shpesh nëpër show të ndryshëm që organizojmë na duhet të ulemi në qendrat e qyteteve apo dhe stadium. Kur fluturon për publikun duhet të dish të kontrollosh shumë mirë emocionet. Për momentin i jam fokusuar displinës së akrobacive në fluturim dhe çdo fluturim kërkon guxim të madh.

Kur do të ndiheshe i plotësuar me këtë sport; cilat janë synimet e tua më të mëdha?
Mendoj që kurrë nuk do të ndihem i plotësuar, pasi ky sport nuk ka kurrë fund. Mua si pilot më pëlqen të bëj çdo disiplinë të këtij sporti, që nga distancë, akrobacitë, precizoni, fluturimet e motorizuara dhe deri tek fluturimet turistike për turistë. Për momentin, jam fokusuar tek disiplina e akrobacive dhe kam një rrugë shumë të gjatë përpara. Dua që në një të ardhme të marr pjesë në një botëror të kësaj disipline.

Cilët janë më të interesuar rreth parashutizmit, femrat apo meshkujt? Cilët janë më të guximshëm?
Është interesante sepse shumica e pasagjerëve që vijnë të fluturojnë janë femra, por shumica e pilotëve që mësojnë të fluturojnë vetëm janë meshkuj. Mendoj që femrat janë më guximtare ndërsa meshkujt nuk parapëlqejnë të ndërmarrin iniciativë duke rrezikuar me gjëra që nuk i kanë vetë në dorë.

E ke përdorur ndonjëherë parashutën për të bërë një gjest romantik për të dashurën?
Po! Mbaj mend një perëndim fantastik që kaluam, u nisëm në fluturim dysh si zakonisht nga Llogaraja dhe nuk i kisha thënë që nuk do ulemi si zakonisht në plazhin e Palasës, por në një plazh tjetër komplet të virgjër. Kisha përgatitur çdo gjë në çantën time të fluturimit për të kaluar një perëndim fantastik nga ai plazh.

Edhe partnerja jote Xhesi duket se u përshtat shumë shpejt me këtë sport, madje edhe për të është kthyer në një pasion të madh. E kishe kusht që partnerja jote duhej patjetër të pëlqente parashutizmin?
Jo, në fakt nuk e kisha fare kusht, por sigurisht do më pëlqente shumë që dhe personi që do kisha në krah t’i pëlqente fluturimi. Dhe më vjen shumë mirë që Xhesi me të vërtetë e pëlqen këtë sport, më ndjek dhe suporton në çdo garë dhe që ka një dëshirë për ta mësuar vetë këtë sport.

Është dikush në familjen Islami që nuk e ushtron, apo nuk e pëlqen këtë sport?
Që nuk e pëlqen nuk ka asnjë në fakt, të gjithë janë suportues dhe i shikojnë me kënaqësi aktivitetet tona. Por, për të fluturuar vetëm, pasion e kemi për momentin vetëm unë dhe Alketi. Familja jone prej vitesh është mësuar me këtë sport dhe me këtë mënyrë jetese. Një fakt interesant është që mami im ka fluturuar vetëm një herë në jetë dhe ajo herë ka qenë kur ishte shtatzënë me mua.Është interesante sepse shumica e pasagjëreve që vijnë të fluturojnë janë femra, por shumica e pilotëve që mësojnë të fluturojnë vetëm janë meshkuj. Mendoj që femrat janë më guximtare

______

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator 2020

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF