KreuCelebrity

Romeo Beckham, 17 vjeç; një kopje identike e babait David Beckham!

Romeo Beckham 17 vjeç duket një kopje identike e të atit, ish-futbollistit të famshëm David Beckham në foton e postuar së fundmi.

Pa bluzë dhe me flokët e kapur bisht, adoleshenti i familjes Beckham duket se ka marrë shumë nga genet e të atit.

Ndonëse Romeo nuk ka zgjedhur rrugën e David, por aspiron të bëhet një lojtar i mirë tenisi, në këtë foto na kujtoi ish-futbollistin Beckham në kohën kur ai luante futboll.

Foto e Romeos është shkrepur gjatë pushimeve me të dashurën Mia në Puglia. Dyshja e të rinjve e kanë nisur romancën që në Maj 2019 dhe duket se kanë krijuar një marrëdhënie të konsoliduar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF