KreuBusull

Njihuni me fshatin që mjell 111 pemë sa herë lind një vajzë!

Në një vend me paragjykime dhe pabarazi gjinore si India, rituali që ka ndërmarrë një fshat i vogël në Rajasthan ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Ndryshe nga një pjesë e mirë e Indisë, banorët e fshatit Piplantri festojnë sa herë që aty lind një bebe vajzë.

Në emër të vajzës që lind, banorët e fshatit bëhen bashkë dhe mbjellin 111 pemë. Së fundmi janë mbjellë 350.000 pemë në këtë fshat. Njerëit e Piplantri po e luftojnë çdo ditë paragjykimin dhe mosrespektimin e grave që ndodh në vende të tjera të Indisë.

Numri 111 është zgjedhur jo rastësisht, pasi në kulturën indiane ky numër do të thotë sukses.

Rituali domethënës nisi kur vajza e drejtuesit të fshatit Shyam Sunder Paliëal u nda papritur nga jeta dhe ai mbolli një pemë në nder të saj.

“Kur humba time bijë, unë kuptova vlerën e vërtetë të një vajze”; është shprehur Shyam

Sot, ai po udhëheqë kauzën për t’u siguruar që vajzat e Piplantri janë të mbrojtura nga lëndimet dhe të arsimuara në mënyrë që të rriten për t’u bërë të pavarura dhe të përmbushura me veten.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF