KreuFashion

Receta verore: Part 2

Kuba filetosh viçi me kumbulla

Përbërësit: 150 gram fileto viçi, 8 kumbulla, 4 feta proshutë, 1 lugë konjak, 4 gjethe mente, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë dhe piper.

Përgatitja: Presim fileton e mishit të viçit në kuba të vegjël dhe i marinojmë me kripë, piper dhe vaj. Kubat i vendosim në shkopinj. Kumbullat i ndajmë në mes, i heqim farën, i mbështjellim me fetat e proshutës dhe i kapim me kruajtëse dhëmbësh.

Vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr dhe aty vendosim kubat e mishit për t’u pjekur duke i kthyer nga secila anë. I spërkatim me konjak dhe i vemë flakën. Mishin mos e lini të piqet shumë, sepse shija e tyre shkon shumë me kumbullat. Shtoni në fund kripë dhe piper sipas dëshirës dhe erëzat aromatike.

 

Cheesecake me luleshtrydhe 

Përbërësit: 500 gr djathë Philadelphia, 250 gr ricotta, 4 të verdha vezësh, 8 luleshtrydhe, 4 lugë mjaltë,

200 ml pana, 200 gr biskota, 70 gr sheqer pluhur, 70 gr gjalpë, 1 bustinë vanilje,

Përgatitja: Rrahim në mikser djathin Philadelphia, ricotta, sheqerin, të verdhat e vezës dhe 2 lugë mjaltë derisa të krijohet një masë kremoze. Ndërkaq, në një enë tjetër rrahim mirë panën, derisa të ketë filluar të trashet, e përziejmë bashkë me kremin e djathit dhe vazhdojmë përsëri rrahjen edhe për disa minuta.

Shkrijmë gjalpin dhe shtojmë në të biskotat, të cilat i kemi kaluar më parë në grirëse për t’i thërrmuar.

Shtrojmë fillimisht biskotat në një tavë me përmasa 20×20 cm. Në kremin e djathit hedhim luleshtrydhet dhe i përziejmë ngadalë. Masën kremoze e e vendosim sipër shtresës së biskotës. E vendosim cheesecake në frigorifer për 5 orë dhe para se ta shërbejmë, i përhapim sipër dy lugë mjaltë në të gjithë sipërfaqen. I shtojmë sipër krem pastiçerie, luleshtrydhe dhe ndonjë lule për dekor.

 

Akullore me pjepër

Përbërësit: 500 gr tul pjepri, 3 të verdha veze, 100 gr sheqer, 240 gr krem pana, 1 lugë çaji vanilje.

Përgatitja: Pritni tulin e pjeprit dhe kalojeni në mikser derisa të krijohet një pure e butë. Më pas, në një tas më vete bashkoni sheqerin me të verdhat e vezëve dhe rrihini derisa të krijohet një masë kremoze dhe sheqeri të shkrijë.

Në një tjetër enë rrihni kremin pana, shtoni më pas kremin me të verdhat e vezëve. Përzjeini të gjitha bashkë dhe pak nga pak shtoni purenë e pjeprit dhe vaniljen.  I përzjeni derisa masa të bëhet homogjene.

Hidheni të gjithë masën në një tas të madh dhe vendoseni në zonën e ngrirjes së frigoriferit për 4 orë.

Pasi ta nxirrni nga frigoriferi, lëreni akulloren për 10 minuta në temperaturë ambienti dhe më pas shërbejeni.

 

Çaj i ftohtë me mente dhe limon

Përbërësit: 1.5 litra ujë, 3 bustina çaj, 1 limon me madhësi mesatare, 3 lugë sheqer, gjethe të freskëta mente.

Përgatitja: Ngrohni ujin në tenxhere dhe sapo të nisë të ziejë, fikni zjarrin dhe futni brenda qeset e çajit. Lërini aty për disa minuta, pastaj shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit, të cilin e keni shtrydhur nga një limon i freskët. Hidheni çajin në një shishe ose kanë, shtoni gjethet e mentes dhe vendoseni në frigorifer.

___________

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF