KreuArt

Kritiku i njohur i artit ndahet nga jeta! I biri këngëtar i bën dedikimin prekës!

Këtë fundjavë është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare studiuesi dhe kritiku i muzikës, Loro Sata.

I biri, këngëtari i njohur Vlashent Sata, ka dhënë lajmin e trishtê teksa i ka dedikuar disa rreshta të ndjera humbjes së madhe në jetên e tij.


“Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!
Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti!
Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!”, shkruan këngëtari.


Loro u lind në qytetin e Shkodrës, aty ku dhe kreu vitet e para të shkollës. Studimet e larta i mbaroi në Tiranë, në “Insitutin e Lartë të Arteve të Bukura”, atë që sot njihet si “Akademia e Arteve”. Krijimtaria e tij është mjaft e gjerë. Ai ka realizuar shumë artikuj studimorë dhe kritikë, por ka shkruar edhe disa libra e revista.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF