KreuBusull

U infektuan dhe Ajola me djalin: Erion Veliaj tregon përjetimin me Covid!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e fitoi betejën me Koronavirus, ndërsa përmes një prononcimi për News 24, Erion Veliaj ka rrëfyer ‘bashkëjetesën’ e vështirë me virusin si dhe për herë të parë tregoi të infektuar kanë qenë edhe bashkëshortja Ajola dhe djali.


“Askush nuk mund t’i fusë një mendje të lehtë, për festa në Jalë, sepse nuk i dihet nëse do kthehesh shëndoshë e mirë tek një gjyshe apo tek një prind që ke aty. Unë vetë u preka dhe u prekëm të gjithë si familje, por kujdesi duhet. Në punë jam kujdesur shumë. Dy ditët e para rashë shakull dhe më dukej sikur më kishte shtypur një tren. Nuk kisha energji. Ndërkohë, ata që vuajnë nga sëmundje të tjera, mund të pësojnë dëme më të mëdha. Kujdes dhe vetëm kujdes, ky është apeli im. Unë besoj se kontrolli me mjekun e familjes që kam bërë….ka një sistem shëndetësor public që funksionon perfekt. S’kam marrë asnjë ilaç nga asnjë spital privat, vetëm ato që më janë rekomanduar e dhënë nga spitali shtetëror. Kam marrë holluesin e gjakut, anti-inflamatorin dhe një anti-biotik për rastin tim duhej më i lehtë për shkak të problemeve që kam patur me mëlçinë. Vetëm me tre medikamente jam kuruar. Mjekët tanë jo vetëm që janë të aftë, por janë super alert dhe super të afërt. Kanë një diapazon informacioni të krijuar në këto muaj që ndoshta shumë të tjerë nuk e kanë. Besojuni mjekëve dhe bluzave të bardha. Punë si puna ime janë që sado kujdesesh nuk i frenon dot. Pranoj, nuk kam qenë pacienti prefekt, nuk e mora nga puna por nga familjarë që ishin infektuar pasi morën pjesë në aktivitete të caktuara. Asnjë punonjës i bashkisë nuk u infektua. Pësimi im të bëhet mësim për ju. të tjerët që nuk kanë punën time mund t’i evitojnë këto grumbullime të panevojshme. Unë nuk ia uroj as armikut që të infektohet me Covid-19”; tha Veliaj ndër të tjera

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF