KreuCelebrity

“Dukesh ndryshe”; Sara Hoxha pranon ndërhyrjet në fytyrë!

Një foto e postuar nga Sara Hoxha pak orē mē parë, bëri që shumë prej komentuesve të vërejnë një ndryshim nē portretin e trashëgimtares së Top Media.


“Ti ishe e mrekullueshme përpara, ashtu je dhe tani, por atëherë ishe origjinale. Tiparet në fytyrën tënde kanë ndryshuar shumë. Kujdesi për veten si brenda dhe jashtë janë të nevojshme dhe të rëndësishme. Ji krenare për tiparet e fytyrës tënde dhe çfarë ke marrë nga prindërit e tu. Ji origjinale dhe jo një prodhim mase”: shkruan njē prej komentuesve nën foton e Sarës.

“E di se çfarë po thua. Edhe unë mendoja si ty dikur. Unë kam ndryshuar komplet trupin që kur isha 18-vjeç. Isha më delikate atëherë sesa tani. Kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi, prandaj dyshoj se botoksi apo fillera-t kanë më shumë rëndësi. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat rroba dhe jemi pjesë e një platforme të mbushur me prodhim për masën. Pse duhet të insistoj kaq shumë tek të qënit “origjinal” kur mund të kujdesem për diçka që do të më bëjë të ndihem më mirë me veten? Të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre, e imja qëlloi të kishte pak juvaderm (mbushës fytyre).”- shkruan Hoxha.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF