KreuStil Jetese

8 hile për t`u dukur perfekte cdo ditë! 

Disa femra duken gjithmonë sikur sapo kanë dalë ndonje séance fotografie për kopertinën e ndonjë reviste mode. Në rast se pyesni veten si mund të bëhet kjo, ja disa këshilla që mund të vijnë në ndihmë, shpeshherë me shumë pak mundim dhe me të njëjtin efekt.

Organizo dollapin e rrobave- një garderobë e rregullt është hapi i parë që duhet të bësh. Këshilla është të ndahen rrobat në kategori dhe t`I kesh gjithmonë përpara syve.

.

Shiko motin- për një pamje të mirë nuk duhet stili perfekt, duhet dhe që ajo të jetë në përputhje me kushtet atmosferike.

Merr kohën që të duhet- një look i mirë nuk arrihet në pesë minuta. Më mirë zgjodhu pak më shpejt dhe kushtoji vetes më shumë kohë

Kombinimet gjeniale- fashionistat I kombinojnë gjithmonë veshjet firmato me te tjera më të lira. Ato investojnë shumë para në veshje të cilave nuk u ikën koha, ndërsa për tendencat kalimtare, shpenzojnë më pak.

Masa e duhur- fakti që një femër mund të duket perfekte edhe thjesht me xhinse e një bluze, I detyrohet edhe masës së duhur. Mos blini rroba që nuk iu përshtaten në trup vetëm se janë të bukura dhe ju pëlqejnë; një masë më e vogël apo më e madhe do të dezavantazhonte edhe një supermodele

Hekurosi rrobat- veshjet e zhubrosura nuk duken asnjëherë mirë

Kombinimi rezervë- për ditët kur nuk kë aspak frymëzim apo nxiton shumë, lër gjithmonë mënjanë një kombinim rezervë, të cilin ta kesh gati

Frymëzohu nga stili i të tjerave- nëse sheh dicka të bukur, përmes të mos frymëzohesh prej saj, kjo nuk do të thotë thjesht të kopjosh; përshtatjen do ta bësh sërish sipas mënyrës tënde!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF