KreuKuzhine

‘Menuja e lumturisë’ që na duhet pas pushimeve verore!

Të gjithë trishtohemi kur duhet t’i kthehemi rutinës së përditshme pas pushimeve të verës. Mënyra më e mirë për të qenë në humorin e duhur është që të hamë diçka të mirë (dhe të shëndetshme), sepse tavolina është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës.

Për këtë arsye, do t’ju japim disa këshilla mbi “menunë e lumturisë”.  Zgjidhni ushqime që stimulojnë hormonet e humorit të mirë, ato që përmbajnë: serotonin, dopamin, oksitocin dhe triptofan.

Vitaminat: Mbushuni me fruta me ngjyrë. Vitaminat – Ato janë thelbësore për mirëqenien psikofizike të trupit tonë. Alternoni ngjyrat e frutave dhe perimeve për të siguruar një shumëllojshmëri të mirë të ushqyesve. Vitaminat janë të rëndësishme për gjendjen tonë gjithashtu sepse hyjnë në mekanizmin e transformimit të triptofanit në serotonin.

Perimet: të mira dhe të gjalla, një bekim për qiellzën dhe për sytë.

Çokollatë e errët: Shumë e mirë për një humor të mirë.

Omega 3: peshku i kaltër është aleati juaj. Omega 3 – Janë një bekim: Acidet yndyrore omega 3 janë një burim i vlefshëm i shëndetit dhe mirëqenies: ato ndihmojnë funksionimin normal të zemrës, hipertensionit, kolesterolit, ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira dhe për të qëndruar i ri . Ata janë gjithashtu të dobishëm për luftën kundër depresionit: për të përfituar ato duhet të konsumojmë peshq, sidomos atë blu, dhe fruta të thata, sidomos arrat.

Bishtajore: për të marrë proteina. Bishtajoret – fasule, qiqrat dhe thjerrëzat janë një burim i mirë i proteinave dhe i triptofanit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF