KreuCelebrity

Cfarë mund të bëjnë thashethemet- si e prekën ciftin e famshëm hollivudian! 

Një shprehje e vjetër thotë: “ Nëse nuk ke dicka të mirë për të thënë per dikë, mos thuaj asgjë”!  Ka arsye të ndryshme përse njerëzit nisin thashetheme- për lojë, për t`u ndier mirë me veten, për të sulmuar dikë duke përhapur genjeshtra rreth tij, nga xhelozia dhe smira, e në rastin aktual, edhe për të shitur gazetën ose për të marrë klikime në internet! Për Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde, bashkë që prej 2011-tës, të fejuar e me dy fëmijë, shpikjet e revistave rozë janë kthyer në shqetësim.

Ata duket shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, por tabloidet janë mbushur me lajme të pavërteta mbi marrëdhënien e tyre. Përpara dy vjetësh, revista Touch doli me pretendimin se Olivia dhe Jason ishin zënë shumë keq në Paris, në sy të të gjithë kalimtarëve përballë një restorant dhe duke cituar gjoja burime pranë tyre thoshte se kishin vendosur të ndaheshin, ndërkohë që cifti I kapur për dore në kryeqyetin francez dhe mëse I qetë! Tani Life & Style pretendon se bëjnë jetë të ndara, e ndonëse jetojnë nën një cati, nuk interesoheshin për njëi-tjetrin, ndërsa pastaj u tha se Olivia ishte shtatzënë për herë të tretë, që as kjo nuk doli e vërtetë! Edhe pse një pjesë përpiqet t`i marrë me të qeshur, aktorja sipas njerëzve të afërt me të është shqetësuar nga të tilla pretendime dhe sulmet e vazhdueshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF