Skenaret: Ja ç’do ndodhë nëse një fëmijë apo mësues do të infektohet me Covid!

 

Më 14 shtator priët të nisë viti i ri akademik për arsimin fillor dhe atë të mesëm. Teksa e gjithë bota ndodhet në situatë pandemie, debatet për hapjen  ose jo të shkollave po bëhen çdo ditë.

Duke qenë se qeveria shqiptare ka vendosur t’i hapi shkollat, por në bazë të një protokolli rigoroz duke respektuar masat anti-covid, ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka sqaruar një hipoteë se cila do të ishte zgjidhja nëse 1 nxënës apo mësuese infektohet me Covid-19.

“Do të karantinohet dhe do të bëhet tampon për të gjithë klasën. [Do të] mbyllet klasa ose shkolla në rast se klasa ka patur komunikim me të tjerët dhe për një periudhë kohore të pacaktuar, grupi i nxënësve të karantinuar do të vazhdojnë mësimin në kushte shtëpie”; është shprehur Shahini rreth skenareve të mundshëm rreth infektimit të nxënësve apo stafit akademik.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article