KreuCelebrity

5 ditë pas lindjes, këngëtarja e famshme tregon si duket vërtet trupi i një nënë të re!

MTV Video Music Aëard u zhvillua ashtu si shumë evente të tjera këto kohë, virtualisht, megjithëse edhe kështu arriti t`i nderonte disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës. Këngëtarja Katy Perry festoi nga shtëpia, dhe më një foto të postuar në Instagram tregoi se më cfarë “hallesh” përballet tani që është një nënë e re. Katy me plot sinqeritet, shfaqi trupin e saj ashtu sic është realisht 5 ditë pas lindjes: me një bark të madh që e bën të duket sërish shtatzënë, gjoksin e fryrë dhe kile të tepërta.

Përpos kësaj ishte dhe pa grim dhe lodhja dukej qartë. Megjithatë, ardhja në jetë e vogëlushes së saj Daisy Love, e bën që t`i harrojë shpejt të gjithë problemet!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF