KreuCelebrity

Përse u nda Meghan Markle me ish bashkëshortin!

Sapo doli libri biografik, “Finding Freedom”, ndjekësit kanë nisur të kërkojnë për të zbuluar më shumë mbi Dukën dhe Dukeshën e Sussex. Shumë kanë qenë kuriozë të dinin si ishin jetët e tyre përparasë të bëheshin një cift. Sipas autorëve të librit, arsyeja kryesore përse Meghan Markle u nda nga bashkëshorti i saj i parë, producenti televiziv Trevor Engelson, ishte fakti që ai e donte të varur pas vetes.

Dy autorët thonë se dyshja, e martuar nga vitit 2011 deri në 2013, u nda pak kohë pasi Meghan u bë e famshme nga roli i saj në serialin “Suits”. Vlen për t`u përmendur megjithatë se për librin e tyre, Scobie dhe Durand kanë bashkëpunuar ngushtësisht me Dukeshën, dhe aty praktikisht, tregohet varianti i saj i ngjarjeve. Sepse të tjerë thonë se Meghani ishte aq e fiksuar pas famës, sa kur arriti atë që donte, e “hoqi qafe” burrin që të ishte e lirë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF