KreuCelebrity

Pushuesit vërshuan në Jug, cfarë ndodhi me Covid 19 në qytetet bregdetare?

Jugu i Shqipërisë këtë verë, ishte i tejmbushur! Përvecse shqiptarët gjithmonë e me i shumë po i zbulojnë dhe shijojnë bukuritë e tij, kishte dhe një tjetër faktor që ndikoi në këtë “mbipopullim”: mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë dhe frika nga koronavirusi. Mjaft nga ata që kishin planifikuar pushime jashtë u detyruan të hiqnin dorë e të bënin plane ne “atdhe””. Por pas gjithë këtij vërshimi, a u shtuan infektimet në qytetet bregdetare jugore?

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në fakt, tregojnë që Jo!!!! Pavarësisht grumbullimeve në lokalet e natës e komplekset e njohura pranë detit, rastet e të prekurve me Covid në qarkun e Vlorës janë më të ulëtat, ndërsa Saranda nuk ka asnjë të infektuar.

Ja te dhenat e Ministrise:

Tiranë                   2092

Durrës                  530

Shkodër               284

Lezhë                    199

Korçë                    178

Elbasan                 159

Fier                        144

Kukës                    131

Vlorë                     126

Berat                     83

Dibër                     52

Gjirokastër         37

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF