KreuCelebrity

Çiftin Meghan-Harry fqinjët nuk i duan aspak!

 

Pasi lanë përfundmisht pallatin mbretëror britanik dhe fluturuan drejt SHBA-ve për të nisur një jetë të re atje, duket se për Meghan Markle dhe Princ Harry kanë nisur problemet.

Çifti i famshëm tashmë është vendosur në qytezën e Montecito-s, në Santa Barbarba, me shpresën për të qenë të qetë dhe larg presionit mediatik,  por kjo gjë nuk është mirëpritur nga fqinjët e tyre, të cilët janë shqetësuar shumë nga prania e kaq shumë paparacëve e helikopterëve në zonë.

Sipas TMZ nga lagja ku po banojnë Meghan dhe Harry kanë ardhur shumë ankesa nga fqinjët, të cilët nuk janë aspak që po ndajnë të njëjtën zonë banimi me anëtarët e familjes mbretërore, kjo për faktin se në lagje qarkullojnë helikopterët  katër herë në ditë dhe paparacët që përgjojnë zonat publike. Shumica e vendasve janë tepër të mërzitur dhe situata ka arritur deri në atë pikë sa po u rrezikohet privatësia.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF