U martua fshehurazi përpara se të vdiste: kush është gruaja që i qëndroi pranë deri në fund aktorit të famshëm hollivudian!

U njohën në 2015-tën, dhe që prej atëherë nuk u ndanë më nga njëri-tjetri. Edhe pse vetëm një vit më vonë pas atij momenti, Chadwick Boseman do të zbulonte se vuante nga kanceri i zorrës së trashë, e dashura e tij Taylor Simone Ledward nuk e la vetëm për asnjë cast.

Një dashuri e plotë, e thellë, nga ato që përjetohen një herë në jetë. Aktori i kërkoi këngëtares të martoheshin tetorin e vitit të kaluar, duke i bashkuar fatet me njëri-tjetrin përmes një ceremonie private të cilën e mbajtën larg syve të medias.

Deri në momentet e fundit, ajo i qëndroi pranë e nuk u nda kurrë prej tij. 43 vjecari ndërroi jetë përpara disa ditësh pas luftës katër vjecare me kancerin e zorrës së trashë, të cilën nuk e kishte bërë publike, ndaj dhe humbja e tij i shokoi praktikisht të gjithë!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article