KreuCelebrity

Arsyeja e çuditshme pse princi William nuk e përdor instagramin!

Princi William dhe Kate Middleton, si dy anëtarë aktivë të familjes mbretërore, mund të kenë një  jetë ndryshe nga të tjerët, por janë të ngjashëm në shumë aspekte. Kate vendosi të bëjë vetë makeup ̶ in në ditën e saj të dasmës (kjo gjë ʽshokoiʼ mbretëreshën), ndërsa ka pranuar se nuk di të zgjedhë dhurata.

Ata gjithashtu kanë folur hapur për mënyrën e prindërimit të fëmijëvë të tyre˸ princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis. Kanë treguar se flasin me të vegjlit e tyre dhe diskutojnë për disa vendime që nuk ndjekin rregullat strikte tradicionale mbretërore.

Sa i përket rrjeteve sociale, princi William është njësoj si ne. Në një intervistë për Radio 5 BBC, princi zbuloi se e mbajnë larg rrjeteve sociale të familjes mbretërore sepse një herë ʽe kishte humbur kontrollinʼ në Twitter. Ai shpjegoi se më parë u përpoq shumë të ishte sa më interesant në këtë rrjet social.

Kur u pyet nëse drejtonte vetë faqen mbretërore në Instagram, u përgjigj˸ ʽJo, më mbajnë qëllimisht larg faqes.ʼMë pas tha se ka provuar të postojë në rrjetet sociale në momente të rëndësishme ndjeshjesh si për shembull Liverpool ̶ Barcelona. Përgëzoi skuadrat për ndeshjen e shkëlqyer, që ishte një ndër më të mirat.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF