KreuBusull

I infektuar me Covid, hidhet nga kati i katërt i Shefqet Ndroqi pacienti i shtruar!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi i kthyer në spital Covid 2, teksa një i moshuar i infektuar me Coronavirus, është hedhur nga kati i katërt i këtij spitali.

Pacienti me H.M ishte 65 vjeç dhe fatkeqësisht hedhja nga një lartësi e tillë ka rezultua fatale pasi është ndarë menjëherë nga jeta.

Gjatë një lidhje direkte, gazetari i News 24 Erion Skëndaj teksa ka raportuar ngjarjen e rëndë ka bërë me dije se po ditën e djeshme një tjetër pacient ka tentuar të hidhet nga dritarja e dhomës ku po  kurohej por fatmirësisht është ndalur në kohë nga stafi mjekësor.

“65 vjeçari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ka pasur dhe një tentativë të një personi tjetër që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’ju japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale.”; është shprehur gazetari.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF