Tetë vjet lidhje e fshehtë, Nik Xhelilaj ndahet me aktoren turke!

Sipas shtypit turk, Nik Xhelilaj dhe aktorja  Gokçe Bahadir ishin lidhur tetë vjet më parë, por e mbajtën për shumë kohë të fshehtë romancën e tyre. U tha se të dy ata janë njohur gjatë xhirimeve të filmit ”Qyteti i humbur”, dhe në fakt, datat përkojnë, sepse pikërisht në 2012-tën, Gokce u nda nga i shoqi, Ali Sunalm.

Lidhja me Nikun, që është dy vjet më i vogël se ajo, ka qenë prej kohësh subjekt i mediave rozë, të cilat tani raportojnë se dyshja mund t`i ketë dhënë fund lidhjes që ne fakt, nuk e konfirmoi asnjëherë!

Mendohet që arsyeja e ftohjes të ketë qenë distanca mes tyre dhe udhëtimet e shpeshta të aktorit shqiptar që  e ka ndarë karrierën mes Turqisë dhe Gjermanisë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article