KreuStil Jetese

Xhani Shqerra nis projektin ne televizionin italian!

Pandemia mbare boterore beri qe te ndryshoje rendin e punes per te gjithe. Me te prekurit kane qene artistet dhe sektori i medias, megjithate planet e moderatorit te njohur duket se po shkojne me se miri. Xhani Shqerran, ky  sezon te ri televiziv e gjen ne setin e xhirimeve per programin italian te cilin duhej ta kishte nisur ne Prill.

I kontaktuar nga Bordo, moderatori i njohur u shpreh shume entuziast dhe i emocionuar per kete rrugetim te ri. Behet fjale per nje projekt i cili ka te bej me nje konkurs real time midis profesionistesh ne fushen e arkitektures dhe Xhani do te drejtoje dinamikat e lojes duke mbajtur te mberthyer kesaj here edhe publikun italian ne Rete 4, Mediaset.

Paralelisht ai do ti jape nje tjeter dimension programit te tij “Bel Mondos”, i cili sezonin e fundit ka qene ne Klan Plus, duke mos u ndare keshtu nga publiku shqiptar. Ne jemi te bindur per suksesin e moderatorit i cili me elegancen, idete origjinale dhe profesionalizmin e tij gjthnje ka ditur te sjelle risi ne televizion, ndaj i urojme suksese te metejshme!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF