KreuCelebrity

Pësoi aksident; publikohen fotot e Rihannës me të nxira në fytyrë!

Këtë fundjavë Rihanna është përfshirë në një aksident rrugor, që për fat mirë përfundoi vetëm me disa shenja të nxirash në fytyrën e artistes.

Këngëtarja e famshme ishte duke drejtuar një motorr (skuter) elektrik kur për një moment ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga mjeti.

Paparazzët kanë arritur të fotografojnë artisten menjëherë pas aksidentit dhe në fytyrën e saj dallohen shenja nxirje nga përplasja. Fatmirësisht në shëndetin e Ririt nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe dhe sipas burimeve të afërta me të, frakturat nuk janë aspak serioze.

Sapo u publikuan fotot në rrjete sociale, fansat e Rihannës u shqetësuan pasi askush nuk i ka harruar imazhet e vitit 2009 kur Chris Broën përdori dhunë fizike ndaj këngëtares.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF