KreuCelebrity

Covid 19: Bie niveli i jetëve të humbura në 24 orë!

Covid 19: Bie niveli i jetëve të humbura në 24 orë!

Teksa bilanci i infektimeve të reja në vend nga Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit vazhdon të luhatet në të njëjtat nivele, ai i jetëve të humbura është në rënie. Vetëm një shtetase e ka humbur betejën me sëmundjen, një 61 vjecare nga Korca. Fatkeqësisht, nuk ka qenë i mundur shpëtimi i saj.

Këtë radhë, janë kryer testimet e 852 kampioneve, një pjesë e tyre të realizuara nga laboratorë privatë.

Shumica e rasteve vazhdojnë të mbeten në Tiranë, 39, pasuar nga Durrësi ku gjithashtu situata paraqitet gjithashtu më problematike me 27 infektime, e duket se ka një hov të sëmundjes në Korcë me 16 raste, ndërsa në qytete të tjera shifrat janë më të ulëta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF