KreuBordo Men

9 makinat më të mira të 2020-ës!  

Për industrinë e prodhimit të makinave,  kjo periudhë është shumë e rëndësishme. Po dalin në  treg modele të reja makinash, të cilat i përshtaten përdoruesve të të gjitha llojeve. Çdo vit e më  tepër po bëhen përmirësime sa i përket pajisjeve përbërëse dhe lëndës djegëse. Makinat e reja vijnë në disa lloje; të vogla, familjare, makina shpejtësie ose luksoze.

Ja disa nga modelet më të mira të makinave për këtë vit:

Citroen C3 e re: Citroen ka sjellë një rimodelim të këndshëm më modelin C3, të frymëzuar nga kohët e fundit. Dritat LED janë standarde. Ka mundësi përsonalizimi.

Çmimi: $ 21090

Fiat 500 EV : Pavarësisht se është një format i ri, duket i ngjashëm me modelet e tjera. Ky model ofron më tepër opsione teknologjike, sepse pjesa e brendshme është e ridizajnuar dhe azhornuar.

Çmimi: $33,210

Honda Jazz: Ky model i ri është pak më i rrumbullakët dhe ofron më shumë prakticitet në përdorim. Modelet janë hibride, me lartësi të ngritur dhe stilim të fortë.

Çmimi: $25000- $30500

Kia Picanto e re: Ndryshimet te ky lloj nuk janë të shumta, por ka azhornime te pjesa e brendshme. Ka ekran me prekje 8 inç dhe mundësi për t`u lidhur me 2 telefona.

Çmimi: $13600

Toyota Yaris˸ Kjo Toyota e re më shumë hapësirë të brendshme dhe stilim, falë platformës së saj të re.Është një model hibrid, që së shpejti do të jetë edhe në modele të tjera me të avancuara.

 Çmimi: $22100

Volvo V40˸ Një model i ri që pritet të dalë në treg në fund të vitit 2020. I është shtuar lartësia për ngjitje dhe veshja e jashtme.

Çmimi: $32500

Volkswagen ID3˸ Një model i ri i kompanisë së njohur, që ka dalë në treg këtë shtator. Për këtë model do të ketë përmirësime të tjera teknologjike, që do të shtohen në vijim.

Çmimi: $53300

Mercedes EQA˸ Është makina më e vogël elektrike e Mercedes. Ka bateri që rezistojnë deri në 60 km/h dhe motor motor elektrik.

Çmimi: $45500

 

Scoda Octavia˸ Një model i ri makine i kompanisë çeke. Kjo makië do të jetë më luksoze, më e madhe dhe me opsione të shumta.

Çmimi: $29000

Burimi˸ Carbuyer

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF