Aurela Hoxha, shkëlqen në tapetin e kuq të Venecias!

Aurela Hoxha zbriti në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias, e bindur se do t`I bënte kokat të ktheheshin pas saj. Modelja u shfaq me një fustan të zi të carë, i cili i vinte pas trupit duke ekspozuar disa pjesë të tij por në një mënyrë mjaft elegante.

Me një krah të zhveshur e një mëngë të gjatë, i carë pak poshtë gjoksit, fustani i krijuar nga Valdrin Sahiti jepte dozën e nevojshme të sensualitetit, por pa ekzagjerime. Maskën e zezë, në të njëjtën ngjyrë me fustanin, Aurela e kishte marrë gjithashtu me vete, ndërsa e gjithë pamja e saj, nuk kishte asnjë të sharë!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article