KreuBusull

Aurela Hoxha, shkëlqen në tapetin e kuq të Venecias! – Revista Bordo

Këngëtarja e njohur muzikës pop, Lilly Allen ka ndarë me fansat një moment të rëndësishëm të jetës së saj. Në profilin e saj në Instagram, Allen ka publikuar fotografi nga dasma surprizë me aktorin David Harbour. Ceremonia është mbajtur në Las Vegas.

Lilly ka treguar unazën e mahnitshme të martesës prej diamantesh dhe platini. Ndryshe nga nuset e zakonshme, këngëtarja kishte zgjedhur manikyr me xixa dhe dizajn të guximshëm.

Lilly veshi një fustan të shkurtër, që ngjasonte me një veshje të përditshme. Pjesa e sipërme veshjes ishte e thjeshtë dhe tek beli shoqërohej me një rrip të bardhë. Për të plotësuar veshjen nusërore, 35 vjeçarja mbajti këpucë të zeza që kombinoheshin bukur me detajet e fustanit.

Sa i përket buqetës me lule, Allen mbante në duar trëndafila në ngjyra të përziera, si rozë e lehtë e portokalli.

Sa i përket dhëndrit, ai kishte veshur një kostum të thjeshtë të zi. Aktori i serialit të njohur ʽStranger Thingsʼ dukej mjaft elegant. Pas ceremonisë, çifti dhe të ftuarit e pakët të dasmës zgjodhën të hanin darkë në një fast ̶ food.

Ky lajm ishte surprizues për të gjithë, sepse çifti nuk kishte bërë të ditur se si po vazhdonte lidhja e tyre. Kjo është martesa e dytë për Lilly Allen, pas asaj me britanikun Sam Cooper, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

 

Burimi˸ Daily Mail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF