Dështoi në tre martesa, aktorja e famshme e prerë: “ Nuk martohem më kurrë”!!!

Me fytyrën e saj ëngjëllore dhe karakterin mjaft të dashur e të ngrohtë, Drew Barrymore ka krijuar përherë idenë e një gruaje që do ta kishte shumë të lehtë krijimin e një vatre të qetë familjare. Por nuk qenka ashtu. Tre martesa i kanë dështuar, dhe tani ylli hollivudian thotë se nuk ka ndërmend të provojë më!

“Jam një romantike e pashpresë dhe të gjithë në këtë planet kanë nevojë për dashuri në njëfarë mënyre,”- rrëfeu 45 vjecarja për People.

Por thjesht nuk e ka gjetur ende personin e duhur. Jo se nuk e ka provuar. Drew ka thënë tre herë “Po” në altar: në fillim me Jeremy Thomas, pastaj Tom Green dhe në fund me Will Kopelman, me të cilin ka dhe dy vajzat, Olive dhe Frankie, 7 dhe 6 vjec. Pas disa dështimeve edhe me takimet online, tani mendon se përfundimisht martesa nuk është për të. “Kurrë! Kurrë, kurrë, kurrë. Nuk do të martohem më kurrë. E them me gërma kapitale K-U-RR-Ë, nuk do martohem”, u shpreh ajo.

LOS ANGELES, CA – JULY 14: Actress Drew Barrymore attends Beautycon Festival LA 2018 at Los Angeles Convention Center on July 14, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)
easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article