Në breg te detit, këngëtarja e njohur shqiptare merr propozimin për martesë!

Këngëtarja nga Kosova Dafina Rexhepi, së fundmi ka zgjedhur të marrë një shkëputje nga karriera muzikore, dhe mesa duket para pak çastesh zbuluam edhe arsyen.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rexhepi na njohu me ngjarjen e bukur të romancës së saj.

Në breg të detit, me siguri i ulur në gjunjë, partneri i ka bërë pyetjen emocionuese këngëtares së njohur; a do të martohesh me mua?’

Në fotot pasuese sigurisht edhe merret mend përgjigja që Dafina i ka dhënë të zgjedhurit të saj, e po ashtu tani e kemi një arsye se pse artistja nga Kosova ka marrë ‘pushimet’ në karrierën muzikore, të paktën për momentin.

Sakaq fansat e Dafinës urojnë që kjo gjendje e mirë shpirtërore t’ i shërbejë asaj për të krijuar këngë e hite si më herët.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article