Skandal në familjen Gucci; trashëgimtarja akuzon njerkun për abuzim seksual!

Shtëpia gjigande e modës Gucci është përfshirë së fundmi në një skandal familjar. Mbesa e Aldo Gucci themeluesit të markes prestigjoze, ka nisur një proces gjyqësor, pasi sipas saj ish- partneri i nënës ka abuzuar seksualisht me të.

Alexandra Zarini 35 vjeç pretendon se Joseph Ruffalo ka abuzuar për vite me radhë me të vepra për të cilat ishte në dijeni edhe nëna e saj Patricia Gucci. Në akuzat e rënda të Zarinit ndaj ish-njerkut thuhet se Joseph ka nisur ta ngacmojë seksualisht qysh prej moshës 6 vjeçare e deri 22 vjeç.

Akt-padia që është dorëzuar në një gjykatë në New York zbulon se e ëma e Alexandras ishte në dijeni të abuzimeve që po ndodhte me vajzën e saj, por sipas Alexandras ajo nuk donte të njolloste emrin e famshëm Gucci.

Burimi: New York Times

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article