KreuCelebrity

Gala, vajza e Robert Aliaj shpallet fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë!

Pas një gare të gjatë e cila u ndërpre për disa muaj për shkak të pandemisë, mbrëmjen e sē premtes (11 shtator) Gala Aliaj mori trofeun (mëse të merituar) në The Voice Kids në Belgjikë.

Me potencialin e zërit të saj, Gala ka qenë e preferuara e pjesës më tē madhe të publikut belg qē në nisje të garës.

Në finalen e madhe të spektaklit prestigjoz, vajza e artistit Robert Aliaj nuk harroi të merrte edhe pak Shqipëri me vete, teksa ekzekutonte me mjeshtërinë e njē artisteje të mirēfilltë kēngët e përzgjedhura.

Një unazë me shqiponjēn dy-krenare fokusohej herë pas here nga kamera gjatë performancës së Galas.
Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes Gala Aliaj ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.


Kujtojmë se Gala jeton në Blegjikë, aty ku dhe ka lindur, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen për zërin e saj që në audicionet e fillimit, ku anëtarët e jurisë kthenin menjëherë karriget, që në notat e para të këngës.

Edhe mediat belge e kanë vlerësuar vokalin dhe talentin e Gala Aliaj

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF