KreuCelebrity

Nuk bien shifrat e Covid në Shqipëri, ndërron jetë mësuesi 47 vjecar!

Numri i rasteve të reja është rritur sërish krahasuar me ditët e fundit në vendin tonë, ku epidemia e Covid 19 nuk po jep shenja zbutjeje. 164 infektime të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe tre jetë të humbura. Mes tyre, edhe ajo e një mësuesi nga Pogradeci, i cili nuk kishte sëmundje tjetër shoqëruese.

Mësohet se virusin, Leonard Xhemollari mund të ketë marrë gjatë pushimeve në Ohër. 47-vjeçari kishte rezultuar pozitiv tre javë më parë dhe kishte perfunduar ne intubim në Spitalin Infektiv, edhe pse nuk kishte pasur me pare probleme të tjera shëndetësore. Dy viktimat  e tjera ishin dy të moshuar mbi 80 vjec nga Fieri dhe Gramshi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF