Të hënën nis shkolla; ja mesazhi i shefes së OBSH-së në Tiranë!

Këtë të hënë (14 shtator) nis procesi i mësimit për shkollat nëntë-vjeçare dhe te mesme. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, nxënësit dhe mësuesit do të nisin vitin e ri akademik duke respektuar masat anti-covid.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë, Bettina Menne, ka disa këshilla për prindërit që do të përcjellin nga java e ardhshme fëmijët për në shkollë. Ajo i inkurajon që të flasin me fëmijët e tyre lidhur me rregullat e reja që duhet të zbatojnë, por mos të harrojnë edhe kushtet të cilave ato duhet t’u binden.

“Pavarësisht COVID-19 apo këtyre protokolleve dhe rregullave të reja në shkollë, as familjet dhe as fëmijët nuk kanë pse të ndjehen të tensionuar, por thjesht t’i respektojnë ato. Fëmijët tanë janë fëmijë të Dijes! Dhe ne duhet t’u mësojmë atyre Shkencën e Dashurisë, çdo ditë”, u shpreh Bettina Menne.

 

1. Gjëja më e rëndësishme është që udhëzimet dhe rregullat e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen.

  1. Duhet t’i informojmë fëmijët mbi çdo masë që kemi marrë. Fëmijët gëzojnë një mekanizëm të mrekullueshëm përshtatjeje, nëse ata e dinë çfarë duhet të bëjnë dhe cilat janë rregullat.

– Si të hyjnë e të dalin nga mjediset e shkollës

– Si të qëndrojnë dhe si do zhvillohet mësimi në klasë

– Çfarë u lejohet në lidhje me lëvizjen brenda shkollës

– Çfarë masash higjienike janë për t’u marrë

Drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Tiranë u drejtohet prindërve pasi kanë rolin kryesor për të mbrojtur fëmijën e tyre dhe për të frenuar Covid-19 në shkolla:

Të plotësoni çdo ditë vetëdeklarimin elektronik për Kushtet Shëndetësore të Fëmijës, në mënyrë të përgjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit të prindit;

Nëse ju duhet të flisni me një mësues, drejtori do të zbatojë një komunikim elektronik apo do mundësojë evente të programuara, takime ballë për ballë.

Në rast se ju çoni fëmijën/fëmijët në shkollë, ju nuk mund të pranoheni brenda mjedisit shkollor pavarësisht cilësdo arsye”, tha ajo për TCH.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article