KreuCelebrity

Me anë të një postimi nga Thethi, Dojna Mema pranon për herë të parë se është në një lidhje!

 

Ky sezon e gjeti Dojna Memën jashtë ekranit të Top Channel, por me siguri moderatorja energjike do të jetë në bisedime për t’u shfaqur në një tjetër dritare.

Këto ditë, nëpërmjet insragramit të saj kemi mësuar se Dojna ka udhëtuar drejt Thethit, destinacion perfekt ky për të medituar apo renditur mendimet e hallakatura.

Pikërisht peizashet piktureste që të ofron ky destinacion në Veriun e Shqipërisë, si rrallëherë sykaltra e ekranit ‘pranoi’ se është në një lidhje dhe se udhëtimi i kësaj fundjave ka një shoqërues special, partnerin e saj.

Nëpërmjet një foto ku duket Dojna teksa mban dorën e djalit misterioz, moderatorja ka renditur tre kritere që sipas saj duhet të plotësojë njeriu i jetës.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.s : kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, shkruan Dojna përbri një postimi ku ka publikuar fotot e shkrepura nga partneri.

Kjo është hera e parë që Dojna Mema, ndonëse tërthorza pranon se është në një lidhje dhe ‘flet’ publikisht rreth çështjeve të zemrës, ndonëse kësaj here njohëm vetëm dorën e të zgjedhurit të Dojnës.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF